×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: S’ka marrëveshje të shpejtë me Kosovën, por s’duhet të vriten fëmijë serbë e shqiptarë në të ardhmen

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova dhe Serbia nuk janë afër marrëveshjes finale. Ai është shprehur pesimist për një zgjidhje të shpejtë politike, ndonëse s’ka shumë ditë që dy vendet nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

    Sidoqoftë, Vuçiq mendon se barrën e normalizimit të raporteve me Kosovën nuk duhet t’ia lë brezit të ardhshëm, ndërsa thekson se nuk duhet të ketë vrasje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

    “Nuk mendoj se jemi afër ndonjë zgjidhjeje me Kosovën, por nuk besoj se kemi të drejtë t’ua lëmë fëmijëve tanë ta zgjidhin këtë. Nuk duhet të kemi fëmijë serbë apo shqiptarë të vrarë në të ardhmen. Unë mendoj se këto marrëveshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ta ruajtur paqen dhe në një moment – nuk mund të them nëse do të bëhet brenda tre muajsh ose në një vit – mund t’i zgjidhë problemet tona dhe ta lë një të ardhme të qartë për fëmijët tanë një herë e përgjithmonë”, u shpreh Vuçiq.

    Ndërkohë, njohja e Kosovës vazhdon të jetë parakusht për Serbinë që të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ndonëse Vuçiq e ka kundërshtuar shpeshherë këtë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.