×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Serbia është lodhur nga ata që e terrorizojnë, do t’iu përgjigjemi atyre që po e shkatërrojnë shtetin tonë

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia është lodhur nga ata që po e terrorizojnë që katër muaj”, duke shtuar se ata duhet të bëjnë gjithçka që të shmangin dhunën, por po ashtu të kundërshtojnë ata që “shkatërrojnë” shtetin.

    “Po vlon në Serbi, por vetëm ata nuk e shohin këtë. Serbia është lodhur me ata që e kanë terrorizuar tash e katër muaj. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që t’iu përgjigjemi atyre që po e shkatërrojnë shtetin tonë”, tha Vuçiq përmes një video-adresimi në Instagram.

    Ai shtoi se i fton njerëzit që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të tregojnë se ata duan një “Serbi të lirë”.

    Pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, një sërë protestash dhe bllokadash janë mbajtur, të organizuara nga studentët të cilët kanë bllokuar fakultetet për më shumë se tre muaj, duke kërkuar përgjegjësi për aksidentin.

    Kërkesat e tyre janë mbështetur nga mësuesit, fermerët, avokatët dhe një numër qytetarësh.

    Në mbrëmjen e së enjtes dhe orët e para të së premtes, studentët bllokuan depon e kompanisë së transportit të qytetit në Beograd, prandaj 150 autobusë dhe 130 tramvaje nuk operuan mëngjesin e së premtes./REL/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një shtëpi në Rahovec është përfshirë nga zjarri. Përveç saj, zjarri ka kapluar edhe kulmin e një shtëpie afër saj. Zjarrfikësit e...
    Të tjera
    Vip22 Mars 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka arsye për të festuar sot. Babai i saj po...
    Lajme22 Mars 2025
    Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë, çmimeve të ushqimit dhe inflacionit në periudhën 2020-2025 në Kosovë. Në krahasimet e...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë mbledhur sërish së bashku. Siç duket, iniciativën e patën çifti që...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Dy shqiptarë raportohet se janë përfshirë në një zënkë të përgjakshme në Selanik të Greqisë. Sipas mediave lokale, gjatë përleshjes është përdorur...
    Lajme22 Mars 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’...
    Lajme22 Mars 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra Pacolli në postimin e tij të bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.