×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Nëse shpërthimi është kryer nga dikush i kombësisë serbe dhe ndodhet në territorin që e kontrollojmë, e arrestojmë në sekondë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet sa i përket shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok të Kosovës.

    “Nëse [shpërthimi] është kryer nga ndokush që është i kombësisë serbe, dhe ai është në territorin nën të cilin ka kontroll efektiv Serbia, ai do të ndalohet dhe arrestohet në sekondë. Deri më tani, nuk kemi informacione të tilla”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

    Ai tha se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe në disa mënyra edhe me institucionet në Prishtinë, pa vënë në rrezik sovranitetin dhe pavarësinë e Serbisë.

    Vuçiq tha se më pak e rëndësishmja është se kush është autori, dhe më e rëndësishmja është se kush qëndron pas shpërthimit, duke hedhur poshtë mundësinë që prapa kësaj të jetë Rusia.

    Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

    Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

    Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

    Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

    Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar./REL

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujtoi 26 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe veprimtarit të shquar, Enver Maloku. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.