×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq në OKB: FSK-së po i jepen armë çdo ditë – Serbia s’është shërbëtore as e Rusisë, as e SHBA-së

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë e as i Shteteve të Bashkuara”.

    Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq tha se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha se shtetet nuk respektojnë rezolutën 1244 dhe “integritetin territorial të Serbisë”.

    Ai përsëriti akuzat ndaj Perëndimit se ka shpërfillur Kartën e OKB-së, kur ish-Jugosllavia e atëhershme u bombardua nga NATO-ja, bombardime që çuan në çlirimin e Kosovës.

    “Të gjithë në botë flasin për Ukrainën, askush nuk guxon të flasë për Serbinë, por edhe kur flasin, ata thonë se si ne do ta nisim luftën në Ballkan nën urdhrat e Rusisë. Ata kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ne nuk jemi as shërbëtorë të Rusisë, e as të SHBA-së. Ne kemi politikat tona dhe interesat tona”, tha Vuçiq.

    Autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se është “dorë e zgjatur e Rusisë” dhe Moska po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

    Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.

    Në fjalimin e tij, ai foli për Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Ai akuzoi shtetet perëndimore për armatosjen e Kosovës, teksa tha se sipas rezolutës 1244 të OKB-së, të vetmet forca të armatosura në Kosovë janë ato të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.

    “Ata që kanë kryer agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë ofruar armë në baza ditore të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë”, tha Vuçiq.

    Më 2018, Kosova ka miratuar ndryshimet ligjore për shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Ky proces pritet të përfundojë më 2028. FSK-ja mbështetet nga shtete të ndryshme me armatime, sikurse nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.

    Vuçiq tha se kur i pyesin se në bazë të çfarë dokumentesh ndërkombëtare e ofrojnë një ndihmë të tillë për FSK-së, ai tha se marrin “përgjigjen më idiote” se “nuk e pranojmë Kartën e OKB-së sepse situata ka ndryshuar sepse e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”.

    “Mesazhi i tyre për ne është: Ne kemi fuqinë, ne jemi Zoti, nuk na intereson për OKB-në, ligjet dhe rezolutat e OKB-së. Mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq, duke pyetur liderët e pranishëm në OKB se si duhet të veprojë Serbia.

    Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta që nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë sulmit u vra një polic i Kosovës. Ndërkaq, në përleshjet që pasuan u vranë tre sulmues serb.

    Kosova e cilëson sulmin si terrorist dhe fajëson Serbinë se qëndron prapa tij, por Beogradi mohon se ka pasur gisht në të.

    Po ashtu së fundi, tensionet janë rritur edhe për shkak të një sërë vendimesh të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Vuçiq në fjalimin e tij përmendi ndalimin e përdorimit të dinarit serb për kryerjen e pagesave në Kosovë, mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë, që tha se vë në rrezik “jetën e serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, por edhe ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, përfshirë të patriarkut serb.

    Kosova është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për disa vendime, sikurse mbyllja e disa institucioneve në veri, që kanë vepruar sipas sistemit serb. Bashkësia ndërkombëtare i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

    “Si mund të ketë paqe në Kosovë kur rendi juridik dhe të drejtat fundamentale të një kombi të tërë minohen në mënyrë sistematike”, pretendoi Vuçiq.

    Vuçiq tha po ashtu se shteti i tij mbetet i përkushtuar për paqe dhe në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian/REL

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është deklaruar të martën në lidhje me njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjska. Përgjegjësinë për sulmin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu,...
    Lajme24 Shtator 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshati Banjskë...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme....
    Lajme24 Shtator 2024
    CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.