×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq merr pjesë në tubimin e mbështetësve të pushtetit në Serbi

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në tubimin e mbështetësve të pushtetit në Serbi, të titulluar “Ne nuk do të heqim dorë nga Serbia”.

    Tubimi po mbahet në qendër të Beogradit.

    Një flamur i Serbisë, 200 metra i gjatë, është vendosur në Beograd për këtë tubim, i cili pritet të mbahet për tri ditë rresht.

    Përveç Vuçiqit, në tubim po marrin pjesë edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe figura të tjera politike.

    Policia ka dalë në rrugë për të ofruar siguri gjatë tubimit dhe disa qytetarë po i shkruajnë letra Vuçiqit dhe po i bashkohen “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që po raportojnë nga terreni.

    REL-i bisedoi me qytetarët që po nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në një pikë të ngritur në Beograd, duke i pyetur pse po anëtarësohen në këtë lëvizje të Vuçiqit.

    “Sepse e dua Serbinë”, tha Millan Lonçar, duke shtuar se ai nuk është anëtar i partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe, por është mbështetës i Vuçiqit.

    Përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi vazhdimisht i kanë cilësuar si “revolucion shumëngjyrësh” protestat që studentët po organizojnë tash e disa muaj.

    Studentët po bllokojnë edhe fakultetet dhe po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Studentët protestues kanë thënë se nuk duan të negociojnë me Vuçiqin për kërkesat e tyre sepse ai nuk ka autoritet që t’i plotësojë ato.

    Më 8 prill, Vuçiq ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubimin, që do të nisë më 11 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ftesën për tubim ai e bëri në emër të lëvizjes që sapo ka formuar të quajtur “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”.

    Vuçiq, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe, disa herë kishte njoftuar për themelimin e kësaj lëvizjeje.

    Tubimet nga 11 deri më 13 prill do të mbahen në kohën kur për muaj të tërë Serbia po përballet me protesta masive të organizuara nga studentët, që po kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë në Novi Sad.

    Vuçiq ka deklaruar se në tubimet e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” do të paraqesë kushtet e tij “që janë në përputhje me Kushtetutën”.

    “Kërkesat janë serioze dhe do të paraqesin vullnetin e njerëzve të përgjegjshëm në shtetin tonë, vullnetin e shumicës në Serbi”, tha ai përmes një postimi në Instagram.

    Përveç qytetarëve, ai ftoi edhe “të gjitha partitë politike dhe lëvizjet” që të bashkohen në tubim.

    Kreu i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se në tubimin e 11 prillit do të përcaktohen kërkesat dhe një nga to do të jetë ndalja e bllokadave.

    Disa grupe mbështetësish janë nisur në këmbë për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Vuçiqi – një grup është nisur nga Novi Sadi, dhe një tjetër grup i serbëve nga Kosova janë nisur drejt Beogradit.

    Ata thanë se duan ta mbështesin Vuçiqin, por edhe të kundërshtojnë studentët që po bllokojnë fakultetet dhe që të kthehen në mësim.

    Kundërshtarët e studentëve protestues e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”. Ata kanë ngritur tenda në një park në qendër të Beogradit, që gjendet afër Presidencës serbe. Këta studentë që po protestojnë në Parkun Pionieri, kanë hedhur poshtë pretendimet se protestat e tyre janë organizuar nga Qeveria serbe./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Donald Trump e ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare të shtojë të paktën 20,000 oficerë për të zbatuar politikat e tij të...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar rëndë ndaj mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në ambientet e Universitetit...
    Lajme10 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim ka shprehur zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një...
    Lajme10 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila është përfaqësuese e mbi 700 bizneseve të sektorëve të ndryshëm, ka shprehur shqetësim  lidhur me...
    Lajme10 Maj 2025
    Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për...
    Lajme10 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke caktuar kështu masën e paraburgimit ndaj të pandehurit...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer, ka dhënë komentet e tija për armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit duke thënë se një gjë e tillë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.