×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Cadman: Nasim Haradinaj s’e paditi Specialen si shtetas suedez

    FrontOnline
    10 Maj 2025

    Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai treguar se çfarë kanë përfshirë në ankesën në fjalë.

    “Trajtimi në Qendrën e Paraburgimit është njëra prej ankesave të cilat i kemi përfshirë në padi, sepse ka pasur ndalime dhe limitime të të drejtave të tij gjatë kohës sa ka qenë i ndaluar. Të gjitha ato nuk kanë qenë në linjë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

    “Pra trajtimi që i është bërë kufizimet që i janë vënë, janë çështje për të cilat nuk mund të flas tani për tani për arsye të ndryshme e disa lidhen me atë që Z. Haradinaj dëshiron të ndajë vetë, por ajo që mund të tregoj është se nuk janë lejuar vizita të mjaftueshme as me avokatët e as me familjarët, apo qasja në ngjarje familjare, si ajo që Z. Haradinajt nuk i është lejuar ta vizitojë vëllain e tij apo ta ndjekë ceremoninë e varrimit”, ka thënë Cadman.

    Ai theksoi se ankesa nuk është dorëzuar bazuar në nënshtetësinë suedeze të Haradinajt.

    “Pavarësisht se çfarë nënshtetësie ke, nëse ankohesh për shkeljen e të drejtave brenda territorit të një vendi anëtar, e në këtë rast është Holanda ndërkaq stafi dhe punonjësit e Gjykatës Speciale janë nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kjo i jep të drejtë Z. Haradinaj të ankohet edhe pa e shfrytëzuar nënshtetësinë suedeze”, u shpreh Cadman

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.