×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën presidenti serb, Alleksandar Vuçiq.

    “Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se, për shkak të problemeve që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milion metër kub gaz që vjen në vendin tonë çdo ditë”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se Serbia tani do të fillojë t’i shpenzojë rezervat e veta derisa Azerbajxhani t’i zgjidhë problemet.

    “Ishte zgjuarsi që ne grumbulluam rezerva. Shpresoj që në një ose dy muaj ta rregullojnë këtë. Nëse jo, llogarisni se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të shtojmë dhe të përdorim rezervat. Nuk do të ketë mungesë as gazi, as nafte”, tha Vuçiq.

    Vendimi i Azerbajxhanit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e vendosën Industrinë Serbe të Naftës në listën e sanksioneve, duke këmbëngulur që kompania serbe të mos vazhdojë të jetë në pronësi të Rusisë.

    Serbia nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin për furnizim me gaz natyror në shtator të vitit 2024, si pjesë e përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e furnizimit dhe për ta ulur varësinë nga gazi rus, tek i cili është mbështetur kryesisht për më shumë se një çerek shekulli.

    Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik në nëntor të vitit 2023.

    Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Handanoviq Gjedoviq, deklaroi në shtator se gjatë dimrit, Serbia do të jetë në gjendje të llogarisë në dërgesat e sigurta të rreth një milion metra kub gaz nga Azerbajxhani.

    Gazi nga Azerbajxhani i dërgohet Serbisë përmes një gazsjellësi të ri në Bullgari, i cili financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian (BE). /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të sportistit ferizajas, Florim Xhabirit. Aliu i ka shprehur...
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.