×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke theksuar se personalisht beson se përgjigja më e mirë ndaj organizatorëve të ngjarjes është “shpërfillja”.

    Më 27 qershor, autoritetet në Serbi ndaluan mbajtjen e festivalit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

    “Po mendoja, nuk shoh arsye për një festival të tillë në Serbi”, tha kryeministri serb, Vuçeviq.

    Një ditë pasi grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët u mblodhën në sheshin Dorqol, ku ishte paraparë të që hapej festivali “Mirëdita, dobar dan”, Vuçeviq tha se ata “bënë gjithçka për të treguar se Serbia është shtet që pranon ata që nuk kanë qëllime të mira ndaj shtetit dhe popullit tonë”.

    Kur u pyet nga gazetarët se pse shteti nuk garantoi siguri për pjesëmarrësit e festivalit, Vuçeviq tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), “vlerësuan se ka pasur një rrezik të madh të prishjes së rendit publik dhe paqes, dhe rrezik për pronën dhe sigurinë e qytetarëve”.

    “Nuk ja vlen për ne që të kemi luftë civile në rrugë dhe kaos. Për ne, të kemi policë, prona dhe njerëz që vdesin për të mbrojtur arta që na thonë se jemi terroristë, kriminelë, popull gjenocidal. E dini çfarë, vlerësimi ynë është se ky është vendimi më i mirë marrë parasysh rrethanat”, tha Vuçeviq.

    Ai shtoi se ka pasur “propozime të ndryshme” nga ministrat e tjerë të Qeverisë sa i përket mbajtjes së festivalit.

    “U thash [ministrave] se përgjigja më e mirë ndaj tyre [organizatorëve] është shpërfillja”, tha kryeministri serb.

    Organizatorët e ngjarjes – që mbahet që nga viti 2014 herë në Kosovë, e herë në Serbi – thanë se duke ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, shteti u rreshtua me huliganët.

    Grupet e ekstremit të djathtë u mblodhën para hapësirës ku ishte paraparë të mbahej festivali, para se ai të niste zyrtarisht. Protestuesit bllokuan hyrjen për në festival, teksa aty u panë pak policë.

    Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë dënuar vendimin e Qeverisë serbe për të ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan”./REL

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Popullsia jofetare në Shqipëri është rritur, ndërkohë që numri i myslimanëve është zvogëluar dhe tash ka afër gjysmë milioni më pak. Është...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    I ngarkuari  BE-së për Dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar nikoqirin e Forumit të Dubrovnikut, ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Grlić-Radman,...
    Bota/Rajoni30 Qershor 2024
    Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në verilindje të Francës, kur disa persona të armatosur të maskuar hapën...
    Të tjera
    Lajme30 Qershor 2024
    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...
    Lajme30 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq. Takimi do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.