×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrau dy vëllezërit për një copë tokë, 65-vjeçari dyshohet se ka ikur nga Kosova

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Abazi në Repë të Podujevës, vazhdon të jetë në arrati. Ai dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të fqinjëve për një copë tokë. Për atë se deri ku kanë shkuar hetimet lidhur me këtë rast dhe a kanë informacione se ku gjendet i dyshuari për vrasje, është deklaruar prokurori i rastit, Armend Hamiti.

    As pas gati pesë muajsh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur t’i bien në gjurmë të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që kishte ndodhur në korrik të këtij viti, në fshatin Repë të Podujevës.

    I dyshuar për këtë rast është një 65-vjeçar, i cili kishte qenë fqinj me viktimat. Vrasja dyshohet se ka ndodhur shkaku i një copë toke, mbi pronësinë e së cilës pretendonin të dy palët.

    Detaje rreth këtij rasti dhe veprimeve që po ndërmerren për kapjen e të dyshuarit ka dhënë prokurori i rastit, Armend Hamiti.

    Hamiti i ka thënë Gazetës Express se i dyshuari nuk është arrestuar ende, por se janë duke kryer të gjitha veprimet hetimore që ta arrestojnë sa më shpejt.

    “Nuk është arrestuar ende. Urdhërarresti është lëshuar me kohë, kurse ne ndërkohë jemi duke i kryer të gjitha veprimet hetimore në mënyrë që sapo të arrestohet të përfundohet rasti sa më shpejt”, ka deklaruar Hamiti.

    I pyetur nëse ka gjasa që i njëjti të ketë dalë jashtë shtetit, Hamiti ka thënë se zyrtarisht nuk e kanë një informacion të tillë, por Express merr vesh se dyshimet janë se 65-vjeçari ka ikur nga Kosova.

    Ndryshe, Policia kishte konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura në vendin e ngjarjes, derisa pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ishte gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gaz dhe një pushkë gjuetie.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura. Njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, kishte njoftuar Policia.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për...
    Lajme11 Shtator 2024
    Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të...
    Të tjera
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kundërshtarja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, morën pjesë në debatin e...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me...
    Vip11 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Sport11 Shtator 2024
    Lindon Berisha është njëri prej portierëve kosovarë që pritet të ketë të ardhme të ndritshme. 17 vjeçari i ka shfaqur aftësitë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.