Policia e Prizrenit ka konfirmuar rastin tragjik ku djali vrau me thikë babin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj, ka treguar për FrontOnline se djali M.H 30 vjeçar ka sulmuar babin e tij 50 vjeçar, dhe se ai nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njëistë policore, emergjenca dhe forenzika.
“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ka thënë ai./FrontOnline