Policia njofton për një vrasje në fshatin Biniq të Vitisë.
Për shkak të plagëve të marra, viktima mashkull ka ndërruar jetë në spital në Prishtinë.
I ndjeri ka ndërruar jetë dje, ndërsa lëndimet trupore i ka marrë më 7 nëntor.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE/Fsh. Biniq, Viti 07.11.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, viktima e rastit mashkull kosovar në Spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar e as për motivet që kanë mundur ta shkaktojnë këtë vrasje.