×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Ferizaj, i dyshuari një 17 vjeçar

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar.

    I lënduari nga ky rast është transportuar për mjekim në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga thika.

    “Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan R3xhe & Uran Tinova” në Ferizaj është një lëndim i rëndë trupor.  Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë ( thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshês 20 vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur.  I lënduari menjëherë për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari tashmë është ndaluar për 24 orë.

    “Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin E.C ( M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar,  i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë”, thuhet tutje në njoftim.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.