Djali i Shaban Sylës, është dorëzuar në polici gjatë ditës së djeshme bashkë me dy persona të tjerë (njëri i mitur) si të dyshuar për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit.
Siç njofton PK, ata po ashtu kanë dorëzuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Fsh. Nekoc, Gllogoc 22.08.2020 – 18:24. Lidhur me rastin, më 26.08.2020 janë vetë dorëzuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (njëri i mitur), të cilët edhe kanë dorëzuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.