Detajet të reja kanë dalë nga vrasja e 63 vjeçarës në Prishtinë e cila dyshohet se u mbyt me sëpatë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar.
Fqinjtë e çiftit kanë treguar se ata asnjëherë nuk kanë pasur konflikte mes tyre, raporton “Front Online”.
Sipas fqinjëve, çifti kanë jetuar bashkë dhe kanë dy fëmijë, njëri prej tyre jeton në Kosovë, ndërsa tjetri jashtë vendit.
Fqinjët po ashtu kanë mohuar se i dyshuari 70 vjeçar ka pasur probleme mendore.
“70 vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, është vetëdorëzuar në polici pasi ka kryer krimin. Fqinjët janë shprehur të tronditur me rastin pasi asnjëherë nuk kanë dëgjuar që kanë pasur konflikte çifti. Ata na kanë treguar se çifti kanë jetuar bashkë dhe se kanë dy fëmijë. Njëri prej tyre jeton në Kosovë ndërsa tjetri jashtë vendit”, raporton Gazeta10.
Front Online ka raportuar i pari dhe në vazhdimësi lidhur me këtë rast.
Vrasje e rëndë në Prishtinë, burri dyshohet se mbyti gruan me sëpatë
Ky është 70 vjeçari që dyshohet se vrau gruan e tij në Prishtinë (FOTO)
Gruaja që dyshohet se u vra nga burri i saj, ishte mësimdhënëse në shkollën ‘Dardania’