×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e konfirmon vrasjen në Prishtinë, jep detaje

    FrontOnline
    25 Nëntor 2022

    Front Online pak më parë raportoi pë një vrasje të rëndë që ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.

    Një burrë dyshohet të ketë mbytur gruan e tij më sëpatë.

    Për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari 70 vjeçar, I.G është vetdorëzuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës 63 vjeçare është dërguar për obduksion.

    “Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar  me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Ahmeti për Front Online.

    Vrasje e rëndë në Prishtinë, burri dyshohet se mbyti gruan me sëpatë

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”. Në fjalën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.