×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2023

    Ngjarja e cila tronditi opinionin javën që shkoi ku Liridona Ademaj u vra derisa i dyshuar për planin e vrasjes së saj tashmë është bashkëshorti i saj Naim Murseli, e i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me nipin e tij kanë paguar një shumë të hollash për ta vrarë Liridonën, në një ngjarje e cila u paraqit fillimisht si grabitje, për këtë rast ka folur ambasadori i Suedisë në Kosovë.

    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, shtetase suedeze, i cili tha se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e këtij rasti, të cilin cilësoi “mister”.

    “Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë  rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.

    I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

    Westerlund tha se është shqetësues numri i madh i rasteve të dhunës të raportuara në polici dhe se femicidi është prezent në Kosovë.

    “Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, u shpreh ai./RTK

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.