Gjyljeta Ukelli u vra sot në Pejë. E dorasi dyshohet të jetë burri i saj Edmond Lajqi. Për vdekjen e saj kanë reaguar edhe familjarët. Dardane Balaj, një e afërme e saj, ka shkruar disa rreshta kujtimi për Ukellën.
“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.
Mes rreshtave, ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj.
“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj.