×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e gruas me shufër të hekurit në Kamenicë, çiftit i’u ishte ndërtuar shtëpia me ndihmën e Halil Kastratit

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Ngjarja që tronditi Kosovën ka ndodhur në fshatin Berivojcë  të Kamenicës.

    Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh Nuhi Maroca, është emri i burrit në fjalë i cili dyshohet se dje vrau me shufër hekuri bashkëshorten e tij në Kamenicë.

    Çifti as në të kaluarën nuk është se kishin një jetë të lehtë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe kushteve të vështira për jetesë.

    Ndaj dy vite më parë atyre iu ndërtuar një shtëpi. Kjo me  ndihmën e Halil Kastrati.

    Këtë e dëshmojnë fotografitë e postuar në vitin 2017 në faqen e Kastratit, i cili njihet për aktivitetet e tilla humane të cilat edhe i promovon veta vazhdimisht.

    Për t’ia dorëzuar çelësat ciftit nga Kamenica, në nëntor të 2017-ës, siç shihet në fotografitë, kishte qenë i pranishëm edhe reperi Golden AG.

    Ndërkohë kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit N.M i cili dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij me shufër metalike në fashtin Berivojcë të Kamenicës.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse”.

    Gjykata ka njoftuar se duke marrë për bazë peshën e veprës minimumi i dënimit parashihet 10 vite, ndërsa maksimumi burgim i përjetshëm.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale, ku minimumi i dënimit parashihet 10 vite, ndërsa maksimumi burgim i përjetshëm dhe caktimi i masave alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot në Nju Jork është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton. Jahajga ka thënë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se nuk ka ndonjë përplasje “substanciale” mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama. Ai tha se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pasi Sllovakia ka vendosur për mbylljen e zyrës së saj ndërlidhëse në Kosovë. Ai ka...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Debatet në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, nuk kanë fund. Një debat i ashpër u zhvillua...
    Vip23 Tetor 2024
    Debati mbi kombësinë e shtetet Kosovë e Shqipëri është bërë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që nga dita...
    Vip23 Tetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gjesti, është mërzitur teksa qëndroi i mbuluar i tëri me batanije në oborr. Kësisoj, në ndihmë...
    Vip23 Tetor 2024
    Xheneta dhe Gresa nuk po arrijnë të bëjnë paqe në raportin e tyre në shtëpinë më të famshme në vend. Përplasja mes...
    Vip23 Tetor 2024
    Rivaliteti mes Rezit dhe Vullneti sa vjen e shtohet me kalimin e ditëve dhe debatet aktive. Rezi gjatë një bisede me Sarën...
    Vip23 Tetor 2024
    Sara ka konfrontuar Gresën për ankesat që ka bërë ndaj saj. Sara ka thënë se kanë ndodhur disa situata që nuk mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.