Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën.
“Mjedisi strategjik rreth nesh ka ndryshuar rrënjësisht,” tha ajo. “Kjo krijon një lloj të ri përgjegjësie për Europën. Unë e quaj përgjegjësi strategjike. Është përgjegjësi, para së gjithash, të mbështesësh Ukrainën në këtë luftë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Kjo nuk do të jetë e lehtë por pikërisht në këtë momente angazhimi ynë duhet të jetë i fortë. Rusia tani po përforcon pozicionet e saj. Dhe kjo do të thotë se situata në fushën e betejës mbetet shumë e vështirë./FrontOnline/