×
  • Auto
  • Auto

    Volkswagen tregon se pse veturat elektrike janë ‘shumë më të besueshme’ se ato me gaz

    FrontOnline
    09 Janar 2025

    Volkswagen është i bindur se shitjet e automjeteve të tij elektrike më në fund do të lulëzojnë në vitin 2025.

    Këtë vit, realisht marka pret që veturat me emetim zero të përbëjnë deri në 25% të dërgesave në BE.

    Shefi i shitjeve të kompanisë, Martin Sander, bëri bujë për automjetet elektrike në një intervistë të fundit.

    I pyetur pse njerëzit duhet të konsiderojnë një EV në vend të një veture me gaz, anëtari i bordit të VW për shitjet dhe marketingun tha: “Së pari, duhet të flisni për faktet. Për shembull, automjetet elektrike janë shumë më të besueshme se automjetet ICE”.

    Megjithatë, studimi i fundit tregoi se pronarët e automjeteve elektrike kanë pasur 42% më shumë probleme me veturat e tyre.

    E publikuar në dhjetor 2024, analiza më e re përmban përgjigje nga rreth 300,000 pronarë të veturave nga viti 2022 deri në 2024.

    Sander shtoi se njerëzit që hezitojnë të blejnë automjete elektrike duhet ta testojnë një për një ditë për të “parë sa e thjeshtë është karikimi dhe sa i shpejtë mund të jetë ai”.

    Ndryshe, zgjerimi i linjës elektrike të VW do të vazhdojë me një veturë më të lirë, ID.2. Me çmim nën 25,000 euro ai do të jetë një “ndryshues i lojës”.

    Një model edhe më i përballueshëm, ndoshta i quajtur ID.1, do të fillojë me më pak se 20,000 €.

    Ndërsa kur të arrijë afër fundit të dekadës, gjenerata e nëntë Golf do të jetë një model vetëm me energji elektrike.

    Ai do të ndërtohet në Wolfsburg, ku është montuar modeli aktual me motorë me djegie. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Auto10 Janar 2025
    Gjatë Konferencës Botërore të Zhvilluesve të Apple, gjiganti i teknologjisë tregoi një bollëk ekranesh të automobilave që drejtonin një gjeneratë të re...
    Auto08 Janar 2025
    Një juri ekspertësh e përbërë nga 82 gra me profesion gazetare të automobilizmit, nga 55 vende të botës në pesë kontinente, zgjodhi...
    Auto07 Janar 2025
    Në SHBA, një BMW M5 E34 u zbulua në garazhin e një pallati të braktisur me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë. Një...
    Të tjera
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri. Ai ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka shkuar në Kryeministri për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.