Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi palestinez, pasi që i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një telefon mobil.
Sipas njoftimit të PK-së i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 04.12.2020 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Palestinës, pasi që i njëjti, viktimës mashkull kosovar, i kishte vjedhur një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raport.
Nuk është hera e parë që PK-ja përballet me të bëmat e migrantëve./FrontOnline/