Policia ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ditë më parë i kishte vjedhur një palë atlete.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24 orësh të policisë, rasti është cilësuar si “vjedhje”.
“Rr. Adem Jashari, Pejë 11.06.2023 – 13:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë i kishte vjedhur një palë atlete viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.