Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka vjedhur deodorantë në një dyqan.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Gjilan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një market kishte vjedhur rreth dhjetë deodorante në vlerë rreth 20 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte kryer edhe vjedhje të tjera.
“I njëjti kishte kryer edhe disa vjedhje në lokale të ndryshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson njoftimi.