×
  • Kronika
  • Kronika

    Vodhi 120 euro sa po qëndronte në QKUK, dënohet me 600 euro gjobë kosovari

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, e ka dënuar me 600 euro gjobë të akuzuarin për vjedhje të 120 eurove, Avni Mustafa.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Sabit Sadikaj, i akuzuari fillimisht u dënua me 300 euro gjobë dhe 3 muaj burgim me kusht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mirëpo, me propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Osman Havolli, dënimi me burg i është shndërruar në dënim me gjobë në shumën prej 300 euro.

    Kështu, ndaj të akuzuarit u shqiptua dënimi me gjobë në total prej 600 euro.

    Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 26 prill, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale “vjedhja”.

    Sipas aktakuzës të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 3 prill 2018, Avni Mustafa akuzohet se më 21-22 shkurt 2018, në intervalin kohor 23:00-00:30, në Repartin e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, me qëllim që vetit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, përderisa po qëndronte në këtë repart, ka shfrytëzuar rastin dhe nga dollapi i dhomës ka marr jaknën e të dëmtuarit Valdet Ahmeti dhe nga xhepi ka nxjerrë kuletën në të cilën i vjedh 120 euro dhe më pas e vendos kuletën në jakne të ankuesit, të cilën e lë pastaj në dysheme.

    Sipas aktit akuzues, kur i dëmtuari e verën, i njofton infermieret dhe policinë, ku gjatë kontrollimit trupor të të akuzuarit, të hollat i gjenden te organet gjenitale.

    Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhja ” nga neni 325, paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovë njofton se ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që duke mos i respektuar...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se zyrtarët e qeverisë nuk po reagojnë sa i përket rritjes së...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Ersekës së Shqipërisë, nën dyshimin se e ka thyer xhamin e dritares së banesës të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare, Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se ‘secili prej...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Kancelari Scholz po qëndron për një vizitë në Turqi. Ka shumë për të folur mes kancelarit gjerman e presidentit turk – por...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, ka...
    Lajme19 Tetor 2024
    Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.