
Muzikanti i njohur, Vllaznim Buxhovi, ka shkruar një postim prekës për vdekjen e Behar Morinës, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
‘’Nuk kam fjale ta përshkruaj ikjen tënde të hershme Behar, qenka e vështirë të pranohet humbja e njeriut që u rrit pranë nesh, njeriu që gjithmonë i dha punës dhe jetës tone hare.’’, shkruan ai.Buxhovi shton se kujtimet që ai ka me Morinën do të mbesin gjithmonë në mendjen e tij, teksa thotë se do të jetë vështirë pa të.
‘’Te qoftë i lehtë dheu Behar, koha dhe momentet me ty do te mbeten pjesa me e bukur e jetës tonë. Lamtumire biri dhe miki im.’’
‘’Ahhh Behari jone sa veshtirë qenka te shkruhet për ty na theve zemrat!!!!’’