×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Vlerësohet se Kosova mund t’i humb mbi 500 milionë euro nëse nuk i hiqen masat këtë vit

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2023

    Analistë politik në vend thonë se Kosova rrezikon t’i humb mbi 500 milionë euro fonde nga BE-ja nëse nuk largohen gjatë këtij viti masat e vendosura tash e sa muaj, e që sipas tyre, gjasat janë shumë të vogla që ato të largohen.

    Ata kanë shtuar se duke marr parasysh që Kosova është një vend i varfër, me buxhetin më të varfër në rajon si dhe ngritjen e madhe të çmimeve kohët e fundit, humbja  e kësaj  mbështetje nga BE vetëm sa e vështirëson situatën.

    Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja nuk janë duke u larguar për disa arsye. E para sipas tij, është se për marrjen e vendimeve në BE duhet konsensus nga 27 vendet anëtare.

    Madje thotë se në mos largimin e masave po ndikon edhe mos zbatimi i kërkesave të BE-së nga ana e Kosovës për de-eskalim të shpjet të situatës në veri.

    “E para e dimë që vetë vendimmarrja e institucioneve të Unionit Evropian është e tillë ku është kogja komplekse, është shumë lehtë që të vendoset për një politikë të caktuar por pastaj tërheqja nga një vendim i ngjashëm siç ishte ky për masat apo sanksionet ndaj Kosovës është kogja e vështirë sepse duhet të ketë konsensus  të 27 vendeve anëtare”.

    “Natyrisht që institucionet e Unionit Evropian duhet që të jenë unike në këtë rast.  E dyta është që shto kësaj edhe lidershqipin aktual që është në krye me Borellin është e vështirë për Kosovë që të pritet që brenda këtij viti të hiqen sanksionet. Pastaj edhe mos pasjen e zbatimi të kërkesave nga qeveria e Kosovës që i ka pasur Unioni Evropian siç ishte de-eskalimi i shpejt i situatës në veriun e Kosovës, krijimi i një rruge sa më të shkurtër për shkuarjen e zgjedhjeve ne veri. Shto kësaj edhe asociacioni e komunave me shumicë serbe”, tha ai.

    Sdiku tha se Kosova ka gjasa që t’i humb 500 milionë euro nga mos largimi i këtyre masave dhe sipas tij, gjasat që ato të largohen këtë vit janë shumë të vogla.

    “Gjasat janë shumë të vogla që këtë vit të hiqen këto masa. Gjasat janë diku afër 500 milionë aty këtu mund të ketë shifra variuse nga projekti të cilat mund të varijojnë. Por humbjet janë të mëdha vetë fakti që flitet për miliona euro nënkupton që një vend i varfër si Kosova është tërësisht i varur nga donatorët e huaj dhe natyrisht buxhetin që e ka nuk mund t’i përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetareve të saj”.

    Edhe analisti politik, Bekim Kabashi, tha se vendi vazhdon që të jetë nënë sanksione nga BE-ja dhe se nëse vazhdon kjo situatë Kosova rrezikon që t’i humb rreth 500 milionë euro, raporton EO.

    Kabashi tha se duke marr parasysh që Kosova është një vend i varfër dhe po ashtu ka buxhetin më të varfër në rajon, humbja e kësaj mbështetje vetëm sa e vështirëson situatën.

    “Kosova vazhdon të jetë me sanksione të BE-së dhe rrezikon të humb një fond jashtëzakonisht të madh të mbështetjes financiare që është rreth 500 milionë euro. Po flasim nëse sanksionet nuk hiqen deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Kosova rrezikon, Kosova e varfër me një buxhet shumë të vogël më të varfërinë në rajon ta humbë edhe një mbështetje që vjen që ka qenë e zakonshme dhe në të kaluarën”, tha ai

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.