×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani zgjedhet Presidente e Republikës së Kosovës

    FrontOnline
    04 Prill 2021
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me  71 vota pro dhe 11 të pavlefshme kanë zgjedhur sot Vjosa Osmanin, Presidente të Republikës së Kosovës, raporton Front Online.

    Në votim nuk morën pjesë PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe.

    LDK-ja ka marrë pjesë në votim pas vendimit të Qeverisë e cila e tërhoqi Ligjin për Zgjedhje të cilin ligj e kundërshtuan partitë opozitare e në veçanti LDK-ja por nuk kanë votuar tre deputet nga ky subjekt, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.

    Osmani kundërkandidat ka pasur Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë nga deputetët e kuvendit.

    Në votim kanë marrë pjesë edhe eputeti Fadil Gashi nga komuniteti rom dhe Adem Hoxha nga ai goran, këta dy deputetë munguan në sallë të shtunën  duke bërë që të dështojë kuorumi i nevojshëm.

    Në votim ka marrë pjesë edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, si dhe deputetja nga PDK-ja, Adelina Grainca e cila kaloi në VV.

    Amerika u bëri thirrje deputetëve para seancës që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, për të siguruar një kuorum.

    Njësoj u shpreh edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde, i cila tha se është e rëndësishme që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në votimin për presidentin.

    Me tone të njëjta ishin edhe deklaratat e ambasadorit britanik, Nicholas Abott dhe atij italian, Nicola Orlando./Front Online/

     

     

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se më 14 tetor, kur do të mbahet Samiti i Procesit të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është takuar me artistë të kryeqytetit. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka kërkuar llogaridhënie Qeverisë së Kosovës, sa i përket problemit të ushqimit në kazermat e Forcës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Qeveria amerikane njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Sekretari amerikan i...
    Kronika12 Tetor 2024
    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali. Ngjarja ndodhi rreth...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur të fitoj statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur dhe njëherë vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Në këtë mbledhje u miratua...
    Lajme12 Tetor 2024
    Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.