×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani kujton të pagjeturit në ditën ndërkombëtare të tyre

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar të pagjeturit në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, raporton Front Online.

    Ajo ka thënë që është e pamundshme dhe anakronike një marrëveshje përfundimtare pa zbardhje të fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb.

    Njoftimi i plotë:

    Sot Kosova dhe e gjithë bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ditë kjo në funksion të ngritjes së zërit për të zbardhur fatin e të gjithë atyre që nuk janë në mesin tonë, fati i të cilëve përbën shqetësim jo vetëm për familjarët, por për shoqërinë në përgjithësi.
    Dy dekada pas luftës, të zhdukurit me dhunë mbesin plaga më e madhe dhe më e dhimbshme e shtetit tonë. Janë 1641 fate jetësore për të cilat institucionet nuk arritën të bëjnë asgjë përgjatë këtyre 21 vjetëve. Sot, pesha e fatit të tyre rëndon mbi secilin politikan të Kosovës. Mbi ne bie përgjegjësia e zbardhjes së fatit të secilit, ndërkaq pesha e fajit bie mbi shtetin e Serbisë.
    Sot kur Kosova zhvillon negociata me këtë shtet që kreu veprime gjenocidale, për të arritur atë që po quhet Marrëveshje Përfundimtare, para nesh shfaqet portreti i secilit të zhdukur. Sot ne nuk e kemi një përgjigje përfundimtare për familjarët e tyre, siç nuk e kemi as argumentin kryesor: si mund të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë teksa nuk e dimë ku i kemi njerëzit tanë, të cilët ajo i mori dhunshëm! Rrjedhimisht duket e pamundshme dhe anakronike një marrëveshje përfundimtare pa zbardhje të fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb. Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë!

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të kenë kujdes në trajtimin e mbeturinave,...
    Lajme09 Janar 2025
    Një aksident mes katër veturave në fshatin Shushicë të Istogut ka lënë të lënduar shtatë persona. Rastin për Front Online e ka...
    Lajme09 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka hedhur poshtë ankesën e VV’së për certifikimin e Listës Serbe. Në vendim thuhet se...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte ka dështuar të nisë gjykimi ndaj të akuzuarve Dragan Çvetkoviq, Dragan Niciq, Milos Sosiq,...
    Vip09 Janar 2025
    Sot feston ditëlindjen prezantuesja e njohur shqiptare, Bora Zemani. Në mesin e shumë urimeve që ajo mori, në sy ra ai i...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Parlamenti i Libanit e ka emëruar të enjten shefin e ushtrisë së vendit, Joseph Aoun, si president. Libani kishte dy vjet pa...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e stacionit në Shtime ka nisur një fushatë vetëdijësuese në kuadër të projektit “Thuaj Jo Drogës,” duke shpërndarë fletushka informuese në...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka uruar kongresmenin republikan amerikan Keith Self për emërimin e tij si Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Joe Biden pritet të shpallë sanksione të reja që synojnë ekonominë ruse këtë javë. Ndihmësit e presidentit në largim thonë se duan...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.