Ushtruesja e detyrës të presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast pas vizitës ajo foli edhe për vaksinën kundër COVID-19.
Osmani tha se përkundër që e ka kaluar virusin COVID-19, ajo do të vaksinohet, derisa u shpreh se vaksinat pritet të vijnë në vend pas muajit prill.
“Kemi vonesa të cilat nuk duhet të arsyetohen, shtetet e rajonit janë para nesh ne duhet të kërkojmë sqarim nga Qeveria pse ne nuk jemi të përgatitur, pritet që sipas gjitha gjasave vaksinat të vinë para prillit. Por ne do të kërkojmë ndihmë nga shtetet që janë numër të madh të vaksinave që ta ndihmojnë Kosovën. Sapo ajo vaksinë të jete e disponohem natyrisht që do ta marrë vaksinën, prioritet mbete vaksinimi i personave mbi 65 vjeçe dhe i stafit mjekësorë”, tha ajo .