
Ka reaguar emisari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.
Ky vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti, ku thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.
Ai në Twitter ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u shpreh i gëzuar për vendimin e marrë sot nga MCC.
“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, shkroi Hoti.
Richard Grenell, pas heqjes së reciprocitetit, pritet që të nis angazhimin e tij aktiv për rinisjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, kështu ishte konfirmuar edhe nga vet zyra e tij, ku u tha se Grenell do të fillojë angazhimet e tij për procesin e dialogut menjëherë pas heqjes së barrierave tregtare që po e pengojnë këtë proces.