Dy persona janë arrestuar paraditën e djeshme në Podujevë, pasi dyshohet të kenë ushtruar dhunë ndaj nusës së tyre.
Të dyshuarit janë babë e bir.
Sipas viktimës, vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Policia njofton se viktima, bashkë me dy fëmijët e saj, janë dërguar në strehimore.
Ndërkaq, të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.