Një person ka raportuar policinë se persona të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari të ndryshme, një mijë euro e sende tjera, raporton Front Online.
“Fsh. Duhël, Suharekë 22.10.2020 – 22:00. Ankuesi m/k, ka raportuar se persona (ende) të panjohur pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari të ndryshme (vlera nuk dihet), para të gatshme 1.000,00 (një mijë) €, një studio muzikore në vlerë rreth 250,00 (dyqind e pesëdhjetë) €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Front Online