Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.