×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Xhelal Sveçlës në veri iu kushton me suspendim tre policëve të NJRSH-së

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Njësitë e veçantë të Policisë, përveç që po e luftojnë krimin gjithandej Kosovës, po e mbrojnë sovranitetin edhe në pjesën veriore. Për këtë, pushtetarët nuk harrojnë të krenohen kurdo që veriu përmendet dhe në të gjitha këto raste me aksionet e suksesshme të Policisë. Por, e kundërta ndodhi sot. Një vizitë e ministrit Xhelal Sveçla në atë pjesë, iu kushtoi tre policëve me suspendim, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt (emra të njohur për redaksinë) që po ruajnë rendin dhe po mbrojnë ligjin në pjesën veriore të Kosovës, në orar 24-orësh në asistencë, u suspenduan sot pas vizitës së Sveçlës.

    Siç merr vesh Sinjali, një vizitë e pakonfirmuar e ministrit te komuna paralele në Mitrovicë të Veriut, pasoi me masën e suspendimit ndaj këtyre tre policëve të njësisë së veçantë që po ruanin objektin 3 katësh.

    Derisa zyrtarët policorë ishin në krye të  detyrës zyrtare, duke kontrolluar e siguruar gjithë objektin, atje sot gjatë ditës shkoi Sveçla – i cili nuk paralajmëroi vizitën atje, thonë tutje të njëjtat burime.

    Sipas informacioneve të para, pikërisht në atë kohë, derisa policët ndodheshin brenda, ka arritur Sveçla – që siç duket ka pritur që policët të jenë para objektit, por derisa këta të fundit po kryenin kontrolle – vonesa disa minutëshe për t’i dalë përpara Sveçlës u kushtoi.

    Pasi ministri u largua nga aty, Gazeta Sinjali mëson se nuk shkuan më shumë se 4-5 orë dhe u mor vendimi për suspendimin e tre policëve.

    Për t’i konfirmuar këto informacione, Sinjali ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por akoma s’ka marrë asnjë përgjigje.

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Analistët në Serbi thonë se politikanët morën mesazhe nga Samiti i “Procesit të Berlinit”, veçanërisht ata të Kosovës e Serbisë, që duhet...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Për 300 vende të hapura për pranimin...
    Lajme18 Tetor 2024
    Gjatë këtij vikendi, mbi Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Grabanicë të Klinës, ku si pasojë janë lënduar tre persona.  Rastin e...
    Vip18 Tetor 2024
    Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova 3, Jonida Vokshi, është e mbushur me emocione para nisjes së spektaklit gjigant në Klan Kosova,...
    Lajme18 Tetor 2024
    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për arritjen e kompromisit të fundit për heqjen e masës së sigurisë nga...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, ka thënë se ‘ajo që nuk realizohej për më shumë se një dekadë, u jetësua brenda mandatit tonë qeverisës’....
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri thotë se kryeministri Albin Kurti ka gënjyer në një deklaratë...
    Lajme18 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa thotë se raporti i Bankës Botërore, se Kosova e ka numrin më të ulët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.