×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Në fund të prillit apo fillim të majit vjen donacioni tjetër i vaksinave prej 76 mijë dozave

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova pret ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinave prej 76 mijë dozave në fund të prillit apo fillim të majit.

    “Presim edhe kontingjentin tjetër prej 76 mijë dozave si donacion nga COVAX në fund të prillit ose në fillim të majit. Për çdo datë të saktë do të njoftojmë”, tha ai.

    Vitia ka thënë se qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave por sipas tij procesi i negocimit me kompanitë e vaksinave është i komplikuar.

    “Këto kompani kanë disa kritere mes të cilave se ato kompani është dashur të kontaktohen shumë më herët. Tani ne jemi në kontakt. Kemi intensifikuar përpjekjet për bisedime me ta dhe mund të them se së shpejti mund të kemi lajme të mira në raport me këto kompani që do të na mundësojnë të blejmë nga ta vaksina”.

    Ministri i Shëndetësisë ka thënë se së paku Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion se Kosovës i janë ofruar vaksina me çmim prej 15 euro për një dozë.

    “Ne jemi në kontakte të përditshme dhe nuk e kemi informacionin për një ofertë të tillë. Së paku Ministria e Shëndetësisë nuk e ka”, ka deklaruar ndër të tjera Vitia.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Një 34 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Prizren. Dyshohet se ai derisa ishte duke punuar ra në kontakt me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve, përfshirë procedura të koronarografisë dhe stentimeve....
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, ku dy policë që ishin jashtë detyrës zyrtarë kanë...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar nga policia në Pejë. Ai dyshohet se e kishte dhunuar një grua. Rasti raportohet të ketë ndodhur të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një shtëpi në Shtime është përfshirë nga zjarri. Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici, se zjarri erdhi nga rrethana të panjohura,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë. Që nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dy punëtore në një market në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.