×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Jemi afër zbatimit të ligjit për çmimet e barnave

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij janë miratuar katër projektligje dhe 20 akte-nënligjore. Sipas tij, punë e madhe është bërë edhe në sferën infrastrukturore dhe në furnizim me barna.

    Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjinë legjislative të MSH-së dhe zhvillimet në sektorin e shëndetësisë. Vitia ka deklaruar se janë afër fillimit të zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave.

    “Është rrugës për të nisur zbatimin ligji për çmimet e barnave. Ka pasur sfida por edhe vëmendjen tonë në çdo hap. Në legjislacion dhe infrastrukturor, furnizim me barna dhe resurse njerëzore, janë disa masa që janë ndërmarrë këtë mandat. Gjithashtu janë proceduar katër ligje dhe 20 akte-nënligjore. Ligji për produktet medicionale, Ligji për Fertilizim, Ligji për detyrime shëndetësore dhe Ligji për Shëndetësi. Janë gjithashtu edhe 20 akte-nënligjore që janë shumë të rëndësishme në pjesën e reformave”, deklaroi Vitia.

    Ai foli edhe për mosvotimin e ligjit për fertilizim ku tha se me moskalimin e tij çiftet harxhojnë mijëra euro.

    “Ligji për IVF nuk po kalon në Kuvend në lexim të dytë që 1 vit e gjysmë por është e rëndësishme për qytetarët të cilët harxhojnë miliona euro në spitalet private. Andaj nga këtu u bëj thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë ligj”.

    Ministri Vitia ka folur edhe për investimet nëpër klinikat e QKUK-së, duke thënë se investimet kanë ndikuar direkt në jetën e pacientëve.

    “Në Klinikën e Onkologjisë kemi investuar në disa fusha si aparaturë, barna esencial e infrastrukturë. Lista me barna esenciale është rritur mbi 5 milionë euro”.

    “5.5 milionë euro janë investime në Gjinekologji, me nga dy shtretër në dhoma, janë vendosur klimatizim dhe për herë të parë ëhtë bërë digjitalizimi nëpër ambulanca specialistike. Në Klinikën e Urologjisë, kemi bërë investuar 1.2 milion euro, ku për herë të parë është inslatualuar thirrja për infermierë dhe është riorganizuar edhe sallat operative, ku nga dy salla operative tani janë katër sosh”, u shpreh Vitia./EO

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia bën të ditur se për rastin ishte njoftuar rreth orës 12:20, të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut. Të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” ka folur për kritikat ndërkombëtare që ka marrë rreth veprimeve në Veri dhe...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas përurimit të çerdhes së re në Suharekë, tha se ky është një investim i rëndësishëm për...
    Lajme04 Tetor 2024
    Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për...
    Lajme04 Tetor 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në organizimin për politikë dhe siguri në Evropën...
    Lajme04 Tetor 2024
    Partitë opozitare kanë pasur kritika në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, shënon një periudhë të rëndësishme për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Ky muaj na fton...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas informacioneve të konfirmuara deri më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.