×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia e Kurti i arsyetojnë masat, thonë se situata me COVID-19 është e rëndë

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë masash anti-Covid 19 sot, raporton Front Online.

    Pas mbledhjes ku o morën këto vendime, kryeministri Albin Kurti u paraqit në një konferencë për medie.

    Ai i arsyetoi masat duke thënë se janë marrë me qëllim që të ulen rastet e reja me COVID-19.

    Sipas tij, qeveria, nuk ka qare pa vepruar.

    “Janë rritur rastet shumë, sidomos, në dy javët e fundit. Andaj edhe i kemi marrë këto masa për të parandaluar këtë gjë. Ne nuk kemi qare pa vepruar sepse çdo i 5-ti qytetarë po del pozitiv me Covid-19”, theksoi ai para gazetarëve.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se situata me virusin nuk është aspak e mirë.

    “Shkollat, institucionet publike e private, mosrespektimi i masave ne kafene, restorante, janë bërë shkak për këtë gjendje të rënduar, ku rastet janë rritur. Më të rrezikshme këtë situatë e bën edhe rritja e rasteve të reja me virusin britanik. Gjendja në spitalet tona është shumë e rëndë. Numri i të shtrirëve në spitalet tona do të kalojë numrin 1000, sipas analizave të IKSHPK-së. Nga dita e mërkurë 7 prill hyjnë në fuqi masat e reja e deri me 18 prill”, theksoi Vitia.

    Ai e ka pranuar se rastet janë rritur edhe si rezultat i tubimeve elektorale në kohë pandemie.

    “Po është e vërtetë. Çdo tubim i tillë ndikon në rritjen e infeksioneve”, deklaroi ai.

    Tutje, Vitia, tregoi se kanë ndarë 50 milionë euro për blerjen e vaksinave.

    “Presim një sasi të konsiderueshme nga Komisioni evropian. Kemi diskutime edhe me disa kompani tjera me të cilat po negociojmë për blerjen e vaksinave”, tha ai./Front Online/

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Pak javë para konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl kërkon nga Komisioni Evropian të caktojë njerëz...
    Lajme12 Tetor 2024
    Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B....
    Lajme12 Tetor 2024
    Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamionë goditi 7 vetura ku lëndoi...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baci, ka kritikuar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci. Ajo tha se gjatë kësaj jave nga Ministria...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se...
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka ironizuar me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për të takuar Komandantin e FSK-së dhe...
    Sport12 Tetor 2024
    Lituania e ka ngushtuar epërsinë falë golit të Golubickas i cili shënoi në minutën e 84-të. Golubickas e shfrytëzoi gabimin e portierit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.