×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Çdo projekt i planifikuar tanimë është në proces të pakthyeshëm

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka filluar mbledhjen. Para këtij komisioni po raporton ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Minsitri Vitia tha se çdo projekt i planifikuar tanimë është futur në proces të pakthyeshëm.

    Vitia në mbledhjen e këtij komisioni tha se “gjatë raportimit të 2 shkurtit të këtij viti kemi diskutuar bashkërisht për projektet që i kemi pasur të planifikuara për vitin 2024”. Sipas tij, shumica e tyre tashmë janë kryer dhe çdo projekt i planifikuar tanimë është futur në proces të pakthyeshëm.

    Ai theksoi se “atë që e kam thënë edhe më herët do ta theksoj përsëri për ju deputetë, se proceset reformatore janë shumë të rëndësishme të jenë me nisma të bazuara në evidencë dhe rezultate të pakthyeshme që po mundohemi t’i bëjmë aktualisht”.

    Ndër të tjera, Vitia tha se sa i përket legjislacionit, deri më tani përmes qeverisë janë proceduar katër ligje dhe njëzet akte nënligjore nga Ministria e Shëndetësisë, si: Ligji për Çmimin e Produkteve Mjekësore, Ligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, Projektligji për Sigurime të Detyrueshme Shëndetësore, Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor i cili është aprovuar tani në parim edhe nga Kuvendi i Republikës.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Telekomi i Kosovës ka njoftuar se sërish i janë bllokuar llogaritë nga Përmbaruesi Privat, lidhur me rastin e Z-Mobile. Në njoftim thuhet...
    Lajme04 Tetor 2024
    “Me pas mbetë në mëshirën e ndonjë komandanti të trupave të KFOR-it në rastin e Banjskës më 24 shtator 2023, mesiguri se...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se Qeveria Kurti ende nuk ia ka plotësuar kërkesat Policisë së Kosovës. Ai...
    Front TV04 Tetor 2024
    Mëngjesin e sotëm, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, Ridvan Muharremi i rezervave shtetërore, raporton "Front Online"....
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin polak ka theksuar se lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Më shumë se 30 qytete dhe fshatra në Libanin jugor janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga ushtria izraelite. Zëdhënësi i Forcave të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ditën e djeshme ekipet e tyre kanë marrë 16 mostra nga një zonë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.