×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rukiqi: Ky vit do të jetë shumë më sfidues se ai parapraku për ekonominë e Kosovës

    FrontOnline
    08 Janar 2022

    Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka alarmuar për krizën ekonomike që pritet ta kaplojë Kosovën gjatë vitit 2022,e cila sipas tij do të jetë edhe më e thellë se ajo e vitit paraprak.

    Sipas Rukiqit, nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), të dërmuara nga pandemia.

    “Konsumi do te shënojë rënie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në rënie.”

    Postimi i plotë:

    Viti 2022 do te jete shume me sfidues se sa viti 2021, ne aspektin ekonomik, per disa arsye:

    1. Nuk do te perseritet vera e vitit 2021, qe ishte infuzioni kryesor per shume ndermarrje (i ardhur nga diaspora), te dermuarra nga pandemia; Konsumi do te shenoj renie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do te jete ne renie.
    2. Ky dimer do te jete me i “gjate” se tjeret, marre parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjise elekttike dhe çmimet e rritura ne pothuajse te gjithe lendet e para dhe produktet finale, nga kategorite e produkteve qe ne i importojme.
    3. Paparashikueshmeria me pandemine do te vazhdoj te sjell kokeqarje per sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin te kuptoj, cka eshte vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nese te njejtat nuk garantojne liri te veprimit dhe kryerjes te aktivitetit biznesor. Çdo mase per kontrollimin e pandemise, duhet te kufizoj te pavaksinuarit e jo ata qe me shume zell e respëktuan thirrjen per vaksinim.
    4. Do te rritet problemi me fuqine punetore. Mosgjetja e puentoreve me shkathtesi te caktuara eshte si problem be rritje per te gjithe sektoret. Nese kjo problematike vazhdon, ne do te kemi probleme serioze me aftesine konkurruese per eksport dhe invëstine.

    Qeveria, Parlamenti dhe te gjitha institucionet duhet te jene te hapura per dialog me sektorin privat, ne adresimin e ketyre temave por edhe shume çeshtjeve tjera me rendesi jetike per zhvilimin e vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri,...
    Lajme16 Janar 2025
    Analisti politik, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, e quan temë të ndjeshme dhe delikate diskutimin e Asociacionit në fushatën zgjedhore. ‘’Asociacioni është temë...
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.