Virgil van Dijk po kalon në muajt e tij të fundit si lojtar i Liverpoolit.
Me kontratën e tij që pëfundon në fund të këtij sezoni dhe me mungesën e një progresi drejt rinovimit të kontratës, gjithçka dërgon në faktin që ai do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, si lojtar i lirë.
Edhe në moshën 33-vjeçare, holandezi po tërheq vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit europian.
Një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij është Atletico Madridi. Klubi madrilen po dëshiron një lojtar me lidership dhe me përvojë të madhe në mbrojtjen e tij dhe Van Dijk i plotëson këto kritere.
PSG-ja ka një përparësi në garën për nënshkrimin e holandezit. Klubi parisien është në kërkim të një lojtari për të përforcuar mbrojtjen, dhe tashmë e ka marrë ‘epërsinë’ në bisedimet për nënshkrimin e lojtarit, vetëm me një faktor e ai është Luis Enrique.
Trajneri spanjoll veçse ka kontaktuar me lojtarin holandez për t’i shpjeguar atij interesimin e madh që ka për të dhe për t’ia bërë me dije rolin që do ta ketë brenda ekipit.
Megjithatë, vendimi i fundit do të varet në disa faktorë, përfshirë këtu projektin sportiv, por edhe aspekti financar.
Mirëpo, është e qartë se e ardhmja e Virgil van Dijk do të jetë larg Liverpoolit, vetëm se nëse ndodh diçka që do ndryshojë mendjen e tij.