Njohësi i çështjeve të politikës, Bleron Baraliu thotë se me kandidimin nga PDK të Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër, kjo parti nga 21% bir në 16-18%.
Baraliu thotë se me Bedri Hamzën apo Vlora Çitakun kjo parti do kishte më shumë vota.
Ai thotë se personalisht nuk ka opinion negativ mbi Hoxhajn, dhe se mendon se paraqet një klasë të emancipuar të PDK-së, por se rezultati është matematikë.
Këtë gabim thotë ai PDK do e ketë të vështirë ta korrigjojë, njësoj si do ta ketë të vështirë të mbërrij 20% të votave.
Ky është postimi i tij i plotë:
Fillimi i dobet i PDKse
Kaq eshte vetpermbyses vendimi i PDK qe te nxjerr Hoxhajn, ne vend te Hamza apo Citaku, ne krye te listes, sa qe demi probabil eshte me i larte se sa do mund ta llogaritja nga modelet e mia pa bere matje te reja… Empirikisht do te konstatoja se PDk bie nga 21% si pikenisje (me Hamzan apo Limajn) ne 16-18% (me Hoxhaj).
Por, deri sa do te mesoj me shume nga reagimet/dispnomin reagues, mund te marrim si baze paraprake rezultatet e matesit te sapolansuar, metriku.com – i cili, edhe pse fort i njeanshem, na tregon per matjen e disponimit/rejtingut ndaj personaliteteve ne PDK. Citakun nuk e paskan shtuar ne liste, por mjafton te shohim se edhe Uran Isamili mbetet para Hoxhajt – e mos te flasim per Hamzan qe ka nje rejting pabesueshem lart ne varesi me audiencen votuese.
p.s. Nuk kam asnje opinion specifik (negativ) mbi Hoxhaj, perkundrazi mendoj se paraqet nje klase te emancipuar dhe ndryshe nga ‘PDK e se kaluares’, por po flas matematike te thjeshte.
Duhet cekur se PDK e ka te veshtire te korrigjoj kete gabim, sic do ta kete te veshtire te mberrij 20% – por shohim cka mesojme ne ditet ne vijim…