
Policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin e vjedhjes së një veture në lagjen “Kodra e Trimave”.
“Me datë 10.06.2020 rreth orës 15:10 në Rr.Fahri Fazliu në Prishtinë është raportuar një rast “Vjedhje e Automjetit”. Dyshohet se automjeti i ankuesit me targa vendore ka qenë i parkuar për kohë të shkurtër në një parking të një lokali dhe derisa ankuesi ka kryer shërbimin në lokal, personi/a i dyshuar ka hyrë në automjetin e tij dhe ka ikur në drejtim të panjohur”.
Hoxha theksoi se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet në drejtim të zbardhjes së rastit.
“Policia e Kosovës ka dalë në lokacion dhe njësitet kompetente janë duke kryer hetime lidhur me rastin”.