Një veturë me targa vendore është vjedhur në Fushë Kosovë.
Rastin në Polici e ka lajmëruar pronari i veturës.
Ndërsa, Policia ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 20-22.08.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person/a deri me tani i/të panjohur i është vjedhur automjeti me targa vendore. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./Front Online