Persona të dyshuar kanë depërtuar në shtëpinë ë një personi në fshatin Ribar i Madh të Lipjanit, ku kanë vjedhur një pistoletë dhe një motorë-sharrë.
Rasti nën hetime.
“Fsh. Ribar i Madh, Lipjan, 04.05.2022 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij, i kanë vjedhur një pistoletë me leje të skaduar dhe një motor-sharrë. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e PK-së.