Në Viti dje disa persona kanë vjedhur 13 rrjeta metalike rrethoja të destinuara për hapësirën e mbeturinave inerte, të cilat ishin pronë e komunës.
Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viti NN. Është raportuar se me datën 07.06.2022 persona të panjohur (në kohë të panjohur ) kanë vjedhur 13 rrjeta metalike rrethojat të destinuara për hapësirën e mbeturinave inerte pronë e komunës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.