Një video ku një majmun drejton një motor të vogël e më pas rrëmben një fëmijë është bërë mjaft popullore në rrjetet sociale.
Por kjo gjithashtu i ka lënë të gjithë të habitur dhe duke pyetur veten se përse kafsha reagoi në këtë mënyrë.
Në video tregohet majmuni që drejtohet te një grua me një foshnjë në krahë ,e me dy fëmijë, ku kap nga rrobat një vajzë dhe e tërheq zvarrë për disa metra.
Në video dëgjohet e thirrura e një të rrituri, i cii më pas shkon drejt majmunit, e kafsha largohet me shpejtësi.
Ngjarja ndodhi në Indonezi, në qytetin Java lindore. Në këtë vend performimet e majmunëve të maskuar janë një biznes fitimprurës e të shumtë janë njerëzit e turistët që i shikojnë.
Majmuni nuk i shpëtoi dënimit, u rrah nga pronari i vet, e megjithatë edhe kjo solli kritika nga ndjekësit, që mendojnë se është e gabuar që kafshët të përdoren për zbavitje.

