Një zyrtar policor është goditur me veturë derisa po shkonte në punë, nga një i dyshuar i cili po voziste veturën me targa të Serbisë, raporton Front Online.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimofc të Obiliqit.
Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pa intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë e kishte goditë në dorë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor, i cili kishte qenë duke shkuar në punë. Si pasoj e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.