Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Vetura ka goditur një këmbësor, ku si pasojë i njëjti ka marrë lëndime trupore.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:10, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Front Online