Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar këmbësori.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti I trafikut”, ka thënë Ahmeti./Front Online/