Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga një aksident mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi që ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë “.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy fëmijë të lënduar